Inspektorati i Arsimit nxjerrë vendim për suspendimin nga puna të 3 edukatoreve dhe masë disiplinore ndaj drejtoreshës së çerdhes

- in Lajme

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se Inspektorati i Arsimit tashmë ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë për suspendimin nga puna të dy edukatoreve dhe kuzhinieres së çerdhes “Gëzimi ynë” të kësaj komune.

Kjo u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga Këshilltarja për media në MAShT, Edona Kutleshi-Maliqaj, e cila shtoi se vendimi i tillë do të jetë në fuqi derisa të vendosin organet e drejtësisë.

“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, tha Kutleshi-Maliqaj.
/Demokracia