Ai ka arritur në 11.2 % në muajin prill të këtij viti, krahasuar me normën vjetore e inflacionit e matur në muajin prill të vitit të kaluar, 2021.
Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (24.3%); mish (13.5%); qumësht, djathë dhe vezë (21.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6%); kafe, çaj dhe kakao (13.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9%); duhan (4.8%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (8.2%); energji elektrike (17.6% – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15).
Shtrenjtim është vërejtur edhe tek gazi (42.2%); lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (22.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (38.8%).
Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5% në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%); mish (3.6%); qumësht, djathë dhe vezë (0.9%); vajra dhe yndyra ushqimore (15.6%); pemë (1.5%); perime (5.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.0%); prodhime të ndryshme ushqimore: salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.2%); kafe, çaj dhe kakao (0.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); pije alkoolike (5.4%); gaz (10.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); pajisje shtëpiake (2.0%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.7%); blerje e automjeteve (1.3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.7%); shërbime për transport (3.9%); shërbime hoteliere (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK. /FrontOnline