Infermierët “as qentë nuk po i hanë më”

- in Lajme

Enlirat Duraku ka shkruar se infermierët as “qentë nuk po i hanë më”.
Këtë shprehje e ka përdorur si ironi për gjendjen e infermierëve, pas rastit të sulmit të qenve ndaj tre mjekëve të QKUK-së, transmeton Gazeta Shneta.
“Është për fat të keq që mjekët u sulmuan nga qenët endacak brenda QKUK-së, me ç’rast ju uroj shërim të shpejtë, ndërsa instirucioneve i’u bëjë thirrje që urgjentisht të mirren me këtë problematikë.

Në anën tjetër në çfarë gjendje kemi ardhur si infermier në kuptimin e trajtimit, kompenzimit të punës, degradimit dhe mosnjohjes së rolit dhe rëndësisë që kemi si komunitete për sistemin shëndetësor dhe qytetarët,
”as qentë nuk na hanë” më !”, ka shkruar Duraku. /Gazeta Shneta/