Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka pohuar për herë të parë lajmet se është shtatzënë.
Para disa ditësh ajo postoi një foto nga pushimet e saj, ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun e rrumbullakosur ndonëse tashmë është bërë e pamundur.
Ajo ende nuk ka zbuluar detaje të tjera, por mësohet se Ilda është në muajin e tretë të shtatëzanisë.
Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh.
Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias.
Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut. /Infokosova/