IKD KONSIDERON SE AGJENDA LEGJISLATIVE E QEVERISË KURTI ËSHTË JO REALE

- in Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po konsideron se 100 ditëshi i Qeverisë Kurti jo gjithherë ka reflektuar në vlerat e proklamuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala në një konferencë për medie tha se edhe agjenda legjislative e Qeverisë Kurti është jo reale.

Ndërsa, Yll Zeka tha se në disa raste të shkarkimit të zyrtarëve te lartë publik nuk është respektuar Kushtetuta, ligji dhe procedura ./KP