Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime të rënda trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë është ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes çiftit, ku më pas burri kishte eskaluar keq duke e goditur me shkop gatimi, të njohur si tëhollues, bashkëshorten e tij.
Si pasojë e sulmit fizik, gruaja u detyrua që të shkojë në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku edhe kuptoi se nga goditjet e forta kishte thyer dorën.
Rasti menjëherë është denoncuar në Policinë e Kosovës, ku njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, të cilin më pas e shoqëruan në stacion për intervistim, e po ashtu është konfiskuar edhe shkopi i gatimit.
Ndërsa me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.