Ia kopjoi idenë Fatmir Limajt: Kurtit i bëhet ‘shprehi’ të kopjojë idetë e PAN-it

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si duket po shfleton programet zgjedhore të partive opozitare të bëra ndër vite. Pas atyre 100 eurove që i kishte propozuar AAK-ja e që i paraktikoi Qeveria Kurti, tash i pari i Ekzekutivitka prezantuar vendimin për një anëtar të punësuar në familje, ide kjo që ishte dhënë nga Nisma më 2017. Nuk dihet nëse kjo është rastësi e plan-programeve të njëjta apo një kopijim nga ana e Kurtit.

Nisma vs Kurti

Nga këtu do të fillojmë zbutjen e kësaj pabarazie. Me neve ma asnjë familje në Kosovë nuk do të mbetet pa e pasur një pagë ose një anëtar të punësuar,” – janë fjalët e kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, të thëna gjatë fushatës zgjedhore të viti 2017.

Tash në vitin 2022, kjo ide e Limajt do të fillojë të praktikohet, por jo nga ai. Futjen në praktikë të idesë së Nismës ka vendosur që ta bëjë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më anë të një videoje në profilin e tij në Facebook Kurti dha lajmin se do të nisë skemën për siç thotë ai, mbështetjen e qytetarëve, e emëruar “Qeveria për Familjet”.

Në kuadër të masave të punësimit, Kurti tregoi së përmes kësaj mbështetje synohet të garantohet çdo familje e Republikës së Kosovës me se paku nga një anëtar të punësuar.

Nëpërmjet kësaj skeme, i pari i Ekzekutivit ka thënë se do të subvencionohen deri në 70% të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro, për 6 muaj.

Si kusht për të përfituar nga kjo skemë, Kurti ka treguar që punëkërkuesi duhet të mos ketë asnjë anëtar tjetër të punësuar.

Nga e hëna, krejt çka duhet të bëni ju si qytetarë që kërkoni punë e që plotësoni këtë kusht, dhe si punëdhënës privat që kërkoni punëtorë, është të dërgoni dokumentet përkatëse në Zyrat e Punësimit në komunat tuaja,” – tha Kurti.

AAK vs Kurti

Nuk është veç ideja e Fatmir Limajt për punësimin e një anëtari të familjes e ‘kopjuar’ nga Kurti.

Kurti kishte kopjuar edhe propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] për ndarjen e 100 eurove.

Në vitin 2020, deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës, Gazmend Abrashi, kishte kërkuar të ndahen nga 100 euro për secilin qytetarë të Kosovës për muajin prill të vitit 2020.

Të gjendet mundësia që të implementohet propozimimi i AAK-së i muajit Prill që të ndahen nga 100 euro për secilin qytetar rezident të Kosovës ndihmë direkte nga Buxheti i vendit. Shpërndarja të bëhet përmes komunave duke u bazuar në evidencat e ekstrakteve familjare, dhe atë që në fillim të vitit 2021” kishte thënë ai.

Atëbotë, Kurti nuk i kishte pëlqyer propozimi i AAK-së dhe kishte thënë se një masë e tillë nuk i ndihmonë qytetarët.

Nuk jemi të gjithë njësoj që të ndihmohemi të gjithë njësoj. Dikush ka nevojë për ndihmë më shumë dhe dikush më pak prandaj shteti ynë duhet të tregoj ndjeshmëri për këtë. Nuk besoj që një masë e tillë do të ndihmonte në këtë kohë”, kishte thënë Kurti për idenë e ndarjes së 100 eurove.

Mirëpo i të njejtit mendim nuk ishte Kurti i viti 2022. Ai mori vendim që të ndahen nga 100 euro për të punësuarit e sektorit publiki, privat dhe për të gjithë studentët.

Ndarja e 100 eurove i kushtoi buxhetit të Kosovës 100 milionë euro dhe nga kjo pako thuhet se përfituan 800 mijë persona.

Ndërkohë Nacionale ka biseduar me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, lidhur me këtë çështje, i cili vendimin e Qeverisë Kurti, po e konsideron si “qesharak” dhe “joserioz”.

Kryeministri Kurti ato që i ka thënë deri më tani, nuk i ka realizuar. Ai ka mbetur thatë me oferta, dhe e ka propozuar këtë. Kjo ka qenë propozim edhe i ministrit Hekuran Murati para disa muajve, kjo më tepër për mua është diçka qesharake, sa serioze, kryeministri nuk po merret me punëtorët e sektorit privat”, ka thënë ai.

Nuk dihet se cili do të jetë veprimi i ardhshëm i Kurti, por lutemi që nuk do të jetë i ngjajshëm më të partive të tjera opozitare.

Rangimi i World Justice Project

Kurti është ‘fryrë’ edhe për rangimin e Kosovës në World Justice Project sa i përket sundimit të ligjit. Por, përsëri ka një kopjim. Për këtë rangim – të njëjtin – fryhej edhe Kadri Veseli në të kaluarën.

“Ky indikator Indeksi i Sundimit të Ligjit vlen veçanërisht si demantim ndaj atyre zërave nihilistë në Kosovë, që mohojnë çdo arritje e progres që ka bërë vendi ynë, e nuk humbasin rast për ta njollosur e dëmtuar pa të drejtë reputacionin e shtetit tonë.” – kishte thënë z. Veseli kur Kosova kishte dalë e para në rajon sa i përket Sundimit të Ligjit në vitin 2020.

Ndërkohë, z. Kurti është lavdëruar me po të njëjtin rangim si z. Veseli në dhjetëra raste, së fundi edhe në vizitën e tij të gjatë në Greqi, por edhe në mbledhjen e fundit të partisë së tij, Vetëvendosjes./ Nacionale