Referohet në prokurori Ardiana Kalaja, pak ditë pasi u shfaq duke bërë qitje.
Por nuk është kjo arsyeja për të cila policia nisi procedim kryesisht. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj publike ku ka thënë:
“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës.”
Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit, thanë burimet./Demokracia