Ia huq ish presidenti amerikan Bush: Ngatërron Ukrainën me Irakun

- in Lajme

George W Bush, gjatë tetë viteve të tij si president i Shteteve të Bashkuara ka bërë shpesh gafa.

Në një event në Dallas të mërkurën kur ai po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.

“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”. Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”.

Bush urdhëroi pushtimin e Irakut në 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë.

Konflikti i zgjatur shkaktoi qindra mijëra viktima dhe zhvendosi shumë të tjerë.