Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche” raportoi se një laptop me të dhëna sensitive u vodh në banesën e gjykatësit të Specialës në Paris të Francës. Siç shkruan kjo gazetë, ky rast ka ngritur shqetësime te autoritetet franceze, ndërsa për lajmin ka reaguar edhe përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Faton Klinaku, duke thënë se nëse ato të dhëna i vijnë, ‘edhe fshehtë nuk mbahen’, shkruan Gazeta Metro.
“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë”. Kështu e përshkruan rastin kjo gazetë, duke theksuar se “nuk ishte vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një laptopi”, raporton gazeta franceze.
Në të, thuhet se kishte të dhëna “shumë sensitive” lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK’ës në Hagë, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale si të akuzuar për krime lufte.
Për rastin raportohet se është njoftuar gjykatësi, ndërsa thuhet se ai nga largësia e ka fshirë përmbajtjen e laptopit të vjedhur.
E për këtë lajm ka reaguar përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Faton Klinaku, i cili ka thënë se nëse këtë të dhëna i bien në dorë, ‘edhe fshehtë nuk mbahen’.
“Grabitje në Paris: Një gazetë franceze raporton se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë?Edhe fshehtë nuk mbahen!”, ka shkruar Klinaku./gazetametro.net