Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, nga stacionet policore, apo nga vetura zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në komunën e Malishevës ku zyrtarëve korrektues iu ka ik një i dyshuar nga vetura zyrtare.
I dyshuari derisa ishte duke u transferuar nga qendra e burgut për në Gjykatë, ka shfrytëzuar momentin për t’u arratisur.
Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, i dyshuari me të arritur në Gjykatë ka ikur nga duart e tre zyrtarëve të Shërbimit Korrektues.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheeremet Elezaj.
“Po, rasti ka ndodh sot rreth orës 12:10. Rasti është duke u hetuar” tha Elezaj.
Kujtojmë se arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por ka edhe këso raste kur të dyshuarit arrijnë të ikin nga duart e shtetit.