I mituri në Lipjan në gjendje të rëndë, u ther me thikë nga bashkëmoshatari

- in Lajme

Gjatë ditës së djeshme një person i moshës së mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Viktima si pasojë e therrjes është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Lipjan, 27.05.2022 – 16:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, dekalrojnë nga Policia. /Nacionale