Mbrëmë një 4-vjeçar ishte dërguar nga familjarët për në emergjencën e Vushtrrisë. Atij në kanalet e frymëmarrjes i kishte ngecur një kikirik.
Fatmirësisht, mjekët e Emergjencës së spitalit “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë arritën që t’ia largojnë të voglit kikirikun nga fyti.
Pas këtij intervenimi të suksesshëm, doktoresha Leonora Drevinja bëri apel që t’u kushtohet më shumë kujdes fëmijëve, sepse moskujdesi ndaj tyre mund t’u kushtojë me jetë.