“I gëlltisin mashtrimet posht fytit me verë të kuqe”: Mehmetaj godet mbështetësit e VV-së pas takimit për dinarin në Bruksel

- in Lajme

S’i ka as një muaj që refuzonin kategorikisht se dinari mund të jetë çështje e negocueshme në Bruksel, ndërsa vetëm sot Besnik Bislimi, krynegociatori palës kosovare është duke zhvilluawr takime me homologun serb të tij, Petar Petkoviq dhe ndërmjetësin evropian, Miroslav Lajçak.

Ndaj kësaj ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, duke reaguar ndaj mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht “militantëve”, në heshtjen e tyre.

Reagimi i Mehmetajt:

Besnik Bislimi është aktualisht në takim me Petar Petkoviç-in për të diskutuar rreth çështjes së dinarit, vetëm pak ditë pasi tha se nuk takohet me Serbinë për vendime të institucioneve të Kosovës.

Për këtë mashtrim eklatant militanti i Vetëvendosjes sot do të duhej të vlonte nga kundërshtimi dhe ta kërkonte largimin e tij nga partia, sepse ky është poshtërim i madh që po iu bëhet atyre që besuan në të.

Por militanti s’bëza, nuk ndihet kund i gjallë.

Athua pse?

Sepse militanti tash merr rrogë nga partia. 300 milionët e kontratave njëburimore dhe punësimet masive në institucione të shtetit me librezë partie e kanë akomoduar militantin diku me një rrogë.

Kjo e shpërfaq militantin ashtu siç është i vërtetë.

Militanti mllefin me partitë tjera asnjëherë nuk e ka pasur se i dhimbsej Kosova, porse i dhimbsej vetja.

Ai nuk kishte telashe me fenomenin e vjedhjes, por me personat që vidhnin.

Tash që militanti po vjedh vetë ai struket dhe shfrytëzon të mirat materiale në kurriz të shtetit.

Militantit më nuk i intereson as çka ndodhë me Veriun e as marrëveshja me autonomi territoriale që Kurti e quan arritja më e madhe në politiken e jashtme.

Militanti tash nuk e ka problem të gëlltis mashtrime, sepse ato i çon poshtë fytit nën lehtësimin e verës së kuqe.

Eh more militant more militant.

/Demokracia