I dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan quhej Sylejman

- in Lajme

Dushan Obrenoviq i cili dje u arrestua nga policia në Zveçan, raportohet se ka lindur në një martesë të përzier shqiptaro-boshnjake.

Ai dikur quhej Sylemjan dhe për të mediat kishin shkruar disa vite më parë, kur ai kishte vendosur të konvertohej në ortodoks dhe të ndryshonte emrin, shkruan kosovo-online.

Siç ka njoftuar sot avokati i tij, Predrag Miljkoviq, Obrenoviq ndodhet në paraburgim dhe ka disa lëndime fizike.

Dushani jeton në Mitrovicën e Veriut dhe në vitin 2016 u konvertua, nga feja islame ai mori besimin ortodoks.

“Unë nuk u konvertova, thjesht u ktheva në origjinë pasi parardhësit tanë ishin ortodoks. Babai im nuk e kishte fort problem por nëna nuk ishte entuziate”, kishe deklaruar Obrenoviq.

Ai u pagëzua në manastirin e Banjskës në ditën e Shën Markut.

I njëjti ndodhet në paraburgim për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it./Demokracia