HYJNESHA NË FRON

- in ShowBiz

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është rikthyer në vendin e saj të origjinës për edicionin e tretë të festivalit Sunny Hill.

Ajo sot ka mbajtur një konferencë për media , në prezencë të babait të saj, Dukagjin Lipa, dhe Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ky i fundit teksa ka vlerësuar lartë kontributin që ky festival i sjell promovimit të kryeqytetit, i ka bërë edhe një dhuratë simbolike këngëtares 26-vjeçare
Ai i ka dhuruar asaj ‘Hyjneshën në Fron’ të gravuar në ari të bardhë 4000 vjeçar të vjetër.

Kjo dhuratë iu dha asaj në nder të promovimit që i ka bërë Kosovës me vendosjen e saj në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kulturore