Humb jetën një person dhe lëndohen katër të tjerë në një vetaksident të rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ (Video)

- in Lajme

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidentit të rëndë trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosvoës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura që u përfshi në aksident ka përfunduar jashtë rrugës.

/GazetaSinjali/