Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, po qëndron në Zvicër.
Hoxhaj ka thënë se atje ka pasur një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët, i organizuar nga strukturat e PDK-së në Zvicër, e cila udhëhiqet nga Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka.
“Një takim i mrekullueshëm dhe një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët tanë, të organizuar nga nëndega e PDK-së në Vaud të Zvicrës, së bashku me profesor Behxhet Gashin dhe nga Dega e PDK-së nën udhëheqjen e Ragip Xhakës”, shkroi Hoxhaj.
/Demokracia