Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka prezantuar planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë.
“Si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Takim i mrekullueshëm në 21 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me kryetarin Donjet Bislimi, prezantuam planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë. Po ashtu, si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi”./RTK