Hoxhaj: Nëse dialogu me Serbinë është i ri, Kurti të sjell në Kuvend rezolutë me qëllime të reja

- in Lajme

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti miratimin e një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për objektivat e reja të dialogut me Serbinë, meqenëse, sipas tij i pari i qeverisë pretendon se nuk do të vazhdojë dialogun e vjetër. Hoxhaj tha edhe se kreu i qeverisë të mos shkojë në takimin e 15 qershorit në Bruksel, pa kërkuar falje Serbia për gjenocidin në Kosovë, siç ka deklaruar në të kaluarën.

Në forumin “FOL Hapur”, Hoxhaj renditi edhe dështimet e ekzekutivit në 100 ditët e para të qeverisjes.

Hoxhaj: Nëse është dialog i ri, Kurti të sjell në Kuvend rezolutë me qëllime të reja

“Nëse zotëri Kurti pretendon që më 15 qershor, meqenëse tash është konfirmuar edhe data e takimit nuk do ta vazhdon dialogun e vjetër, por do të nis një dialog të ri. Unë i them zotëri Kurtit sot, nëse ky dialog është i ri, atëherë sille në Kuvendin e Kosovës një rezolutë të re, me qëllime të reja, me pritje të reja dhe platformë të re. Thuaj që krejt çka ka ndodhur deri tash ka qenë gabim, anuloi ato marrëveshje, nëse pretendon se është dialog i ri dhe nuk është kontunitet i dialogut i cili deri më tash ka vazhduar…E dini që ai ka premtuar që kurrë asnjëherë nuk do ulen me Vuçiq pa kërkuar falje Serbia për gjenocidin. Ne presim që Serbia të bëjë një gjë të tillë, ose zotëri Kurti mos të shkojë në takim”, tha ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Fol-Hapur-me-Enver-Hoxhaj-4-of-9-2.jpg

Duke kritikuar Qeverinë Kurti, Hoxhaj tha se nuk ka pasur qeveri në histori të Kosovës e cila ka qenë më e dobët sesa ky ekzekutiv në 100 ditët e para.

Hoxhaj: Nuk ka pasur qeveri në histori të Kosovës e cila ka qenë më e dobët se sa Qeveria Kurti në këtë 100 ditësh

“Kjo qeveri nuk ka standard, është qeveri pa standard. Ka pretendua shumë gjatë, sidomos nepotizmin dhe ministrave me aktakuza nuk do të jetë fenomen që do ta përcjellë këtë qeveri. Të gjitha këto ne po i shohim çdo ditë[…]Nuk ka pasur qeveri në histori të Kosovës e cila ka qenë më e dobët se sa Qeveria Kurti në këtë 100 ditësh”, tha ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Fol-Hapur-me-Enver-Hoxhaj-5-of-9.jpg

Hoxhaj foli edhe për garën zgjedhore në partinë e tij, ku bëri të ditur se konventa zgjedhore do të mbahet gjatë muajit qershor.

Hoxhaj: Konventa zgjedhore do të mbahen gjatë këtij muaji

“Nuk mund të vazhdon kjo situatë në pafundësi që PDK të mbanë një konventë e cila do duhej të zgjedh kryetari ne ardhshëm. Në pikëpamjen time, kjo duhet të mbahet gjatë këtij muaji. Se kush mund të garon dhe kush ka ambicie të udhëheq PDK-në, kush ka vullnet dhe kush është ai që mund të ruan unitetin dhe diversitetin në parti që PDK të rikthehet në forcë të parë në Kosovë, është çështje e atyre që duan t’i shfaqin ambicien në konventë. Unë nuk dua të flas për kandidaturën time përderisa jam kryetar në detyrë”, shtoi ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Fol-Hapur-me-Enver-Hoxhaj-8-of-9-2.jpg

Krahas kësaj, Hoxhaj tha se gjatë javës së kaluar do të bëjnë publik edhe kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës./KP

This image has an empty alt attribute; its file name is Fol-Hapur-me-Enver-Hoxhaj-6-of-9-1.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Fol-Hapur-me-Enver-Hoxhaj-9-of-9.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Fol-Hapur-me-Enver-Hoxhaj-7-of-9-1.jpg