Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka quajtur skandaloz dhe nëpërkëmbës vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infermierët.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se kjo Qeveri që i la pleqtë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.
“Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët e shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.”, shkruan ai./KP