Edhe njëherë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka kritikuar Kryeministrin, Albin Kurti për paraqitjen e tij në takimin e parë për dialogun Kosovë-Serbi,
Hoxhaj thotë se Kurti në vend se të zotohej për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe formimin ekonomik të vendit, ai ka mohuar ligjshmërinë e saj.
Meqë këtë javë Kurti do të takohet me Emmanuel Macron, Hoxhaj pret që kryeministri i vendit të reflektoj mbi siç tha ai marrëzitë e tij politike.
“Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj. Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”, ka shkruar Hoxhaj. /KP