Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar partinë në pushtet për bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqit.
Ajo ka thënë se audio-incizimi ka treguar se partia në pushtet drejtësinë dhe dinjitetin e veteranëve të UÇK-së e ka negociuar me kriminelët.
Në debatin e sotmen parlamentar, i cili po mbahen pa pranin e deputetëve të VV-së, ajo ka thënë se VV-ja dallon shumë nga partitë tjera.
“E vërteta është se këta negociojnë me kriminel, e negociojnë drejtësinë me kriminel. Paramendojeni, drejtësinë, gjykatësit i negociojnë me kriminel. E negociojnë dinjitetin e veteranit me një kriminel, e negociojnë mirëqenën dhe të ardhmen e qytetarëve me kriminel dhe ky është dallimi themelor për të cilin po flasim sot”, ka thënë Hoxha.
Sipas saj, VV-ja bashkëpunon vetëm privatisht me serbët.
“Pra, zyrtarisht këta nuk bashkëpunojnë me Listën Serbe dhe serbët në përgjithësi në mënyrë institucionale. Por, privatisht, nëpër zyre, në kafene, koordinohen me ta përmes një krimineli”, ka thënë Hoxha./Demokracia