Hoxha që u bë me Mercedes shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Harrën, leckë, ne s’adhurojmë shqiponja -Video

- in Lajme

Imami Mazllam Mazllami gjatë kësaj jave mori shumë vëmendje për shkak se mori një veturë luksoze nga xhemati i tij. Por, përkundër një paraqitjeje të moderuar së fundi, duket se imami kishte komente përdhosëse ndaj flamurit kombëtar.

Vetura që e pranoi ky imam para disa ditësh bëri që të shpërthenin komentet e ndryshme në rrjete sociale. Mes këtyre komentuesve ishte edhe gazetari Valon Syla, që dyshohet se e pësoi keq pikërisht shkaku i çështje.

Kjo nxiti edhe një debat tjetër në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit, me ç’rast u publikuan disa komente të hoxhës.

“Kjo është harrën, leckë, bezë,” thotë Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.

“Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!” – dëgjohet derisa shton ai.

“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.

“E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato.” – vazhdon ai.

/GazetaSinjali/