Një numër i madh i qytetarëve të komunës së Skenderajt kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit, raporton Gazeta Sinjali.
Namazi u fal në xhaminë që mban emrin e heroit Shaban Jashari, babait të komandantit legjendar, Adem Jashari.
E veçanta në këtë xhami ishte se hoxha doli para xhematit me plis me shqiponjë në kokë.
