Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi, duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.
Hoti ka thënë se ata nuk brengosen për këtë deklaratë, pasi sipas tij Kosova e ka ushtrinë e saj.
“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi!”, ka shkruar Hoti në Facebook./RTK