HOTI: 3 MILIONË EURO NDIHMË PËR GASTRONOMINË, APLIKIMI FILLON SË SHPEJTI

- in Lajme

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se javën e ardhshme do të shpallen kriteret për aplikim për ndihmën e qeverisë për gastronominë.

 

“3 milionë euro ndihmë për gastronominë për këtë vit, përshkak se vendimet e qeverisë për pandeminë e kanë prekur drejtpërdrejt këtë sektor. Ne kemi ndarë këtë shumë javën e ardhshme bëhet shpallja dhe do të vendosen kriteret për aplikim”, tha Hoti.

Ai ka thënë poashtu se për gastronominë është ulur TVSH’ja nga 18 në 8 përqind.

“Kemi filluar realizimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ulja e TVSH’së 18 në 8 përqind dhe heqja e TVSH’së për lëndën e parë të prodhuar në vend. Me masat e reja gradualisht po e tejkalojmë fazën kritike. Në pranverën e hershme kur pritet të vijnë vaksinat ne do t’i kthehemi plotësisht normalitetit”, ka thënë Hoti./RTK