HOFERER: LEHTËSOHEN PROCEDURAT E SHTETËSISË PËR KOSOVARËT

- in Lajme

Christian Hoferer, Kryetar i Rinisë panevropiane për Gjermani ka falënderuar Ministrin e brendshëm të Bavarisë, Joachim Herrmann si dhe Ministrinë e Brendshme të landit të Bavarisë për lehtësimin e proceduarave për marrjen e shtetësisë gjermane për qytetarët e Kosovës.

 

Qytetarët nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Bavari të Gjermanisë dhe që duan të marrin shtetësinë gjermane, tani e tutje do ta kenë më lehtë ta bëjnë këtë.

Bavaria tani e tutje ka thjeshtzuar procedurat e marrjes së shtetësisë për qytetarët nga Kosova dhe prej tyre nuk do të kërkohet më që përvec shtetësisë së Kosovës kanë hequr dorë edhe nga shtetësia e Serbisë.

Për ta marrë shtetësinë gjermane, qytetarët nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Bavari, është mjaftueshme të ofrojnë vetëm dëshminë se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur miku i shqiptarëve dhe Kosovës Christian Hoferer, Kryetar i Rinisë panevropiane për Gjermani.

Lajmin, Hoferer e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ku ka falënderuar Ministrin e brendshëm të Bavarisë, Joachim Herrmann si dhe Ministrinë e e Brendshme të landit të Bavarisë.