Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur në pompën e derivateve ‘HIB Petrol’ në Gjilan, mbrëmë pas mesnate ku disa klientë janë përballur me një ngjarje të pazakontë. Klientët u alarmuan kur dikush dyshohet se hodhi sprej dhe për pasojë iu shkaktoi telashe shëndetësore në frymëmarrje dhe të vjella. Burimet thonë se i dyshuari që shkaktoi rrezik në këtë lokal tashmë është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim.
Siç mëson Sinjali, personi që u identifikua nga Policia është Lumbardh Kqiku, cili po dyshohet se ka hedhur sprej derisa ishte në lokal bashkë me vëllezërit e tij. Për motive akoma të panjohura ai ka spërkatur me sprej në dyshime, me ç’rast ka tmerruar personat që ndodheshin brenda.

Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi për këtë rast, ku Policia kishte intervenuar mbrëmë pas denoncimit, me ç’rast ishin evakuuar qytetarët e pranishëm. Po ashtu atje ka shkuar edhe ekipi mjekësor i Emergjencës, të cilët u kanë ofruar ndihmë nëntë personave të cilët ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.