Historike, për herë të parë një shqiptare kandidon për deputete në Itali

- in Rajoni dhe Bota

Për herë të parë një shqiptare kandidon për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit.

Bëhet fjalë për Anita Likmetën, sipërmarrëse e re me origjinë nga Shqipëria dhe shtetësi italiane.

Likmeta është ndër kandidatët kryesorë, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila u krijua nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

/GazetaSinjali/