Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar sot aplikimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.
Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s,” tha Stoltenberg.
Komentet Stoltenberg i bëri pas marrjes së aplikimeve nga ambasadorët finlandez dhe suedez në selinë e NATO-s në Bruksel.
“Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë përfundime të shpejta”, shtoi ai.
Deklaratat Stoltenberg i bëri së bashku me Klaus Korhonen, ambasadorin e Finlandës në NATO dhe Axel Wernhoff, ambasadorin e Suedisë në NATO./albeu.com/