Hidhen dyshime mbi të ardhmen e Lukakut në Inter

- in Sport

Romelu Lukaku është shëndrruar në një prej sulmuesve më të mirë në Evropë prej se ai kaloi tek Interi nga Manchester United.

Romelu Lukaku është shëndrruar në një prej sulmuesve më të mirë në Evropë prej se ai kaloi tek Interi nga Manchester United.

Sulmuesi nga Belgjika po e udhëheq Interin në luftën e ashpër për titull në Serie-A ku po zhvillohet një luftë kokë më kokë me rivalin e qytetit, Milanin, përcjell KosovaPress.

Por forma e tij nuk ka mbetur pa e tërhequr interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

“Calciomercato” raporton se Paris Saint-Germain po e harton planin për një sulm të shpejtë për sulmuesin e Interit.

Pronarët e rinj të mundshëm të “Nerazzurrëve” mund të kërkojnë të shesin përfaqësuesin belg, i cili aktualisht është lojtari më i paguar i klubit, mes pasigurisë financiare për shkak të pandemisë Covid-19..

PSG është e etur për të sjellë Lukakun bë Ligue-1, por Manchester City gjithashtu është lidhur me ish-sulmuesin e Manchester United./KosovaPress