‘HEROI I BEOGRADIT’ KA NJË MESAZH PËR SHQIPTARËT

- in Sport

14 tetor 2014 të gjithë shqiptarët e mbajnë mend këtë datë të rëndësishmë për Shqipërinë. Pikërisht në këtë datë është luajtur sfida e shumë komentuar për shkak të tensionit të lartë që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

 

Janë bërë 7 vite sot kur në këtë ndeshje fluturoi lart mbi Beograd flamuri me “Hartën e madhe të Shqipërisë, figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit”. Shqipëria e fitoi këtë ndeshje 3-0 në tavolinë kundër Serbisë, nga ku përjetoi për herë të parë emocionet e europianit, “Euro 2016”.

Autori i kësaj vepre ishtë Ismail Morina i njohur tashmë nga gjithë shqiptarët anëmbanë botës me emrin “Ballist”.

Në këtë 7 vjetor nuk kishte si të mungonte një reagim nga Ballisti. Morina nuk ka nguruar që këtë përvjetor t’ia kushtojë Policies së Kosovës, që ditën e fundit ka qenë active në shumë aksione.

“Gëzuar ditën e AUTOCHTHONOUS!” Ky përvjetor i dedikohet profesionalizmit të Policisë se Kosovës”, shkruan Ballist Morina në rrjetet sociale./RTK