Kosova ka pësuar humbje nga Portugalia në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian EURO 2022 në kategorinë e femrave.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 30-17 derisa Kosova kishte shumë mungesa për shkak të lëndimeve dhe infektimeve me koronavirus, përcjellë KosovaPress.
Portugalia avancon në fazën e dytë kualifikuese të Euro 2022, ndërsa Kombëtarja e Kosovës renditet e dyta në grup me 4 pikë./KP