Bekim Haxhiut, deputet i PDK-së, ka bërë një interpretim interesant në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Sipas Haxhiut, presidentja Vjosa Osmani mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Në analizën e tij, Osmani e ka kuptuar që kryeministri Albin Kurti po e “çon vendin drejt humnerës”.
“E ka pa (Vjosa Osmani) që Kurti po e çon vendin drejt humnerës dhe relacionet me SHBA-në dhe nesër mund t’i bëjë votat me rrëzu Qeverinë. Mund të bëhen votat se ka goxha fragjilitet brenda grupit parlamentar. Nëse i shikojmë rastet e fundit, deputetët që spo i mbështetin vendimet e Qeverise Kurti dhe projektligjet, janë 8-12 edhe deputetët e GUXO, atëherë bëhen numrat me rrëzu Qeverinë sepse opozita nuk i ka numrat. Ose Vjosa Osmani do të marrë hap jo me rrëzu Albinin prej pushteti, por momentumi është me shpëtu Kosovën, sepse Kurti po e çon vendin drejt humnerës”, ka thënë Haxhiu./Demokracia