Kërkesën për zgjedhje të reja në vend partitë opozitare po e shfaqin çdo ditë e më shumë edhe gjatë këtij fillimviti.
Nga PDK e AAK janë të hapur për koalicione dhe nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.
Partitë opozitare thonë se keqqeverisja e ka rënduar jetën e qytetarëve dhe se për këtë duhet t’iu drejtohen kutive të votimit. Si dëm tjetër i përmendin sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, shpreh bindjen se do të dalin fitues në zgjedhje.
Ai për EO thotë se vija të kuqe kanë vetëm për partitë serbe.
“E para ky vit zgjedhor, çoftë i zgjedhjeve të rregullta çoftë i atyre të parakohshme, e dyta si parti politike jemi të organizuar që në zgjedhje me fitu për ta vazhduar rrugëtimin e Kosovës përpara sepse për këto tri vite kemi parë ngecje e po ashtu edhe sanksionim për herë të parë nga BE-ja. Vijat i kuqe PDK-ja i ka pas vetëm me Serbinë por jo me shqiptarët”, thotë Haxhiu./Demokracia