Haxhiu kërkon votimin e tërheqjes së 30% të Trustit

- in Lajme

Ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, me të cilin është propozuar që qytetarëve të ju lejohet tërheqja deri në 30% e mjeteve të Trustit.

Inicuesi i kësaj kërkese deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, tha se kjo nismë legjislative me autorizimin e qytetarëve është rikthyer përsëri në Kuvend dhe kërkesa e tyre është miratimi nga ana e deputetëve.

Ai me vete kishte sjell edhe mbi 8 mijë nënshkrime të mbledhur brenda 8 ditëve.

Më tej ai tha se qytetarët janë të zhgënjyer me mos votimin dhe kanë kërkuar përsëri që kjo iniciativë të kthehet në Kuvend.

Haxhiu theksoi se çmimet e produkteve elementare janë rritur tej mase dhe shporta është shtrejtuar dhe e kanë rënduar jetën e qytetarëve.

“Qytetarët janë detyruar të hyjnë në borxhe si shkak i mos miratimit të kësaj iniciative. Qytetarët kanë marr borxhe e kredi për të përballuar jetën”, tha Haxhiu.

Inicuesi kërkoi nga deputetët ta miratojnë kërkesën e qytetarëve.

/GazetaSinjali/