Haxhiu: Donika Gërvalla duhet të shkarkohet, është turp ta përfaqëson Kosovën

- in Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ka pas deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë financuar raporte kundër UÇK-së dhe tash hapur ka dal edhe ministrja Donika Gërvalla, e cila duhet të jap dorëheqje ose të shkarkohet nga kryeministrin Albin Kurti, sepse është turp për përfaqësimin e Kosovës.

Haxhiu në seancën e sotme, duke iu kundërpërgjigjur ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka të drejt ajo t’i bëjë partitë politike të korruptuara, pasi mund të ketë njerëz të korruptuar por jo partitë. Ai shtoi se ky narracion i përgjithësimit e ka sjellë mashtrimin në këtë vend.

Haxhiu: Ka pas deputetë të VV-së që kanë financuar raporte kundër UÇK-së

Video

“Po ti, kush je ti që mundesh me klasifikuar subjekte politike të korruptuara, është prokuroria që duhet me ngrit kallëzim penal dhe gjykata me dënuar dhe mos e falni asnjë, bash asnjë. Kush është i korruptuar dërgoni në burg dhe kemi të kërkojmë përgjegjësi por mos u mundohuni ta bëni zëdhënësin e djallit këtu dhe deklarohu, sa akuza dhe çfarë akuzash ke bërë për UÇK-në, a je dëshmitare e Gjykatës Speciale apo nuk je. Ndoshta nuk ke pas dëshirë me qenë në Hagë, ke pas dëshirë me shkuar në OKB, me qenë dëshmitare para rusëve dhe kinezëve me ta mbrojt identitetin por kjo është e vërteta që Gjykata Speciale është bërë me shpifjet e Serbisë dhe shqipfolësve në Kosovë, e kam thënë edhe në të kaluarën, kanë pas deputetë të VV-së që kanë paguar dhe kanë financuar raporte kundër UÇK-së dhe tash po del edhe ministria haptazi në atë operacion. Jem dorëheqje, nëse nuk e ke atë guxim e ftoj kryeministrin Albin Kurti që të shkarkojë sepse je turp për përfaqësimin tonë”, tha ai./KP