Haxhiu: Albani nuk paguhet në ministri, s’punon aty pse është burri im se në politikë është para meje

- in Lajme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është arsyetuar për punësimin e bashkëshortit të saj në ministrinë që udhëheqë Elbert Krasniqi.

Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi është në politikë edhe para saj dhe se në ministri nuk paguhet, pasi sipas është i angazhuar si këshilltar i jashtëm.

“Ai nuk punon në ministri pse është bashkëshorti im. Ai është në politikë para meje. Momentalisht nuk paguhet nga asnjë organizatë ndërkombëtare. Ajo që e di me siguri është se nuk do të paguhet asnjëherë nga buxheti i shtetit”, tha Haxhiu në ATV.

/GazetaSinjali/