Haskuka komenton vendimin e gjykatës për burgim të deputetes “Kosova vend i çudirave”

- in Lajme

Ish-kryetari i Prizrenit nga radhët e VV’së, Mytahir Haskuka, ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj deputetes  së VV’së, Jetmire Vrenezi, e cila u dënua me tri vite burgim, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, sa ishte inspektore në Drejtorinë e Inspektoratit në Prizren, shkruan Gazeta Metro.

Ky vendim nga drejtësia nuk po i pëlqen aspak Haskukës, ndërsa e ka quajtur Kosovën si vend të çudirave.

“Nga sot rrënimi I objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka shkruar Haskuka.

Ndryshe sot Gjykata Themelore në Prizren Jetmire Vrenezi, është shpallur fajtore dhe është dënuar me tri vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë për keqpërdorimit të detyrës zyrtare, sa ishte inspektore në Drejtorinë e Inspektoratit në Prizren.

“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. …….me datë 15.07.2019”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.