Hashim Thaçi arrin tek shtëpia e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e ngushtë

- in Lajme

Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë, shkruan Gazeta Express.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, raporton se tashmë Thaçi ka arritur dhe po qëndron në shtëpinë e tij.

Se do të lejohet për t’u çmallur me familjarët e ka konfirmuar për Express edhe Gjykata Speciale./GazetaExpress/