Hasbulla i TikTok-ut, i rrethuar nga sigurimi, fotografohet në një ‘Rolls-Royce’ me vlerë 1.2 milionë euro

- in Lajme

Sensacioni i TikTok-ut , Hasbulla Magomedov ka arritur në Australi përpara turneut të tij të parë të fjalimeve motivuese.

19-vjeçari, shtatshkurtër dhe është i famshëm për pamjen e tij si fëmijë, ka mbërritur të shtunën në aeroportin e Sydney, shkruan DailyMail.

Hasbulla u përshëndet nga një grup rojesh sigurie përpara se të shoqërohej në një veturë luksoze të tipit “Rolls-Royce” në vlerë 1.2 milionë dollarë/euro.

Hasbulla u duk mjaft elegant i veshur me një këmishë të bardhë me kopsa, xhinse blu dhe një çantë të markës “Gucci”, e cila kushton 1595 dollarë/euro.

Ai e kompletoi pamjen e tij duke vënë një kapele të markës ‘Taqiyah’ dhe atlete të zeza të markës “Dolce & Gabbana”.

Ylli i mediave sociale u pa duke i hedhur një sy iPhone-it të tij teksa kalonte nëpër terminal.

 

 

Hasbulla fitoi famë në fund të vitit 2020 kur filloi të postonte video në Instagram dhe TikTok ku shfaqej duke kryer marifete dhe shaka të guximshme.

Me pamjen e tij unike dhe qëndrimin e tij të sigurt, Hasbulla shumë shpejt grumbulloi një numër të madh të ndjekësve në internet, duke përfshirë 2.1 milionë ndjekës në Instagram dhe 4.7 miliardë shikime në TikTok.

Hasbulla u ka kujtuar fansave se sado e vështirë të bëhet jeta, është e rëndësishme të mbeteni optimistë.

Sa i përket planeve të tij për të vizituar Australinë, Hasbulla tha se shpreson të takojë kangurët dhe të vizitojë monumentet e famshme, duke përfshirë plazhin Bondi.

Hasbulla është planifikuar të mbajë një fjalim motivues në Sydney më 29 dhe 30 gusht dhe në Melburn më 31 gusht dhe 1 shtator.

/GazetaSinjali/