Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook ku shihet duke marrë dozën e vaksinës anti-Covid.
Ai ka thënë se vaksinimi është zgjidhje për të ruajtur shëndeti dhe shoqërinë.
“Përgëzoj mantilbardhët që me javë e muaj të tërë po e sfidojnë këtë virus global”, ka shkruar Haradinaj krahas fotos.
Ndryshe Haradinaj ka qenë gjithmonë ai që ka ngritur zërin kur ka qenë tema e pandemisë duke bërë apel nga qeveria që të sigurojnë vaksina për qytetarët e vendin, të shfrytëzojnë fonde e të nënshkruajnë marrëveshje për sigurimin e vaksinave në mënyrë që qyetatrët të kenë mundësi vaksinimi sa më të shpejtë.