Ish komandanti i UÇK-së dhe aktualisht kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish- regjimit që sot janë liderë të Serbisë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj.
“Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë. Jemi më shumë se të vendosur për rrugën tonë euro – atlantike, dhe kjo po e shqetëson regjimin e vjetër të Beogradit. Është obligim qytetar që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, çdo kthim mbrapa do të ishte dështim”, ka shkruar ai.