HARADINAJ: NË RAPORT ME SHBA-TË, DUHET TË JEMI TË KUJDESSHËM

- in Lajme

Ish- kryeministri Haradinaj në një intervistë deklaroi se duhet të kujdesemi në veprimet tona në raport me ngjarjet në Shqipëri, të mos ngatërrohemi në punët e brendshme të tyre.

 

“Sa i përket raportit me SHBA-të, ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ata janë garancë e sigurisë sonë si komb”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa për qeverisjen aktuale, Haradinaj shtoi se Qeveria Kurti nuk po i përmbushë do obligime ndaj amerikanëve, si fjala vjen gazi, pastaj reagimet e qeveritarëve me marrëveshjen e 4 shtatorit, etj.

I pyetur për ngjarjen lidhur me Sali Berishën, në raport me SHBA-të, se mos kjo do të ndikojë edhe në Kosovë, Haradinaj sqaroi se SHBA-të janë të shenjtë për ne si shqiptarë, sepse është garanci e sigurisë në rajon.

“Ndërsa për politikën e brendshme në Shqipëri nuk i komentoj, ngase veprimet e VV-së në Shqipëri më janë dukur si jo të mençura, prandaj më duket se më mirë të tërhiqemi nga veprimet tona në çështjet e brendshme të Shqipërisë”, deklaroi, mes tjerash, ish-kryeminitri Ramush Haradinaj./RTKLive