HARADINAJ NË PARLAMENT SI DIKUR NË STADIUMIN E PRISHTINËS: QASHTU JU KOFTË TONVE

- in Lajme

Deputeti Haxhi Avdyli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë përplasur për temën e dialogut gjatë një debati të premten në Parlament. Avdyli e ka akuzuar Haradinajn se s’mund të kërkojë përgjegjësi për dialog, e kjo e ka nxitur Haradinajn të marrë fjalën për t’i thënë Avdylit se s’ka fare respekt për të, raporton Gazeta Express.

Por, nuk ka përfunduar këtu. Kryetari i AAK-së duke polemizuar, e ka përsëritur një episod që ka pasur në Stadiumin e Prishtinës në vitin 2005, kur kishte thënë “mshelne komandanta të Bllacës” dhe pastaj kishte sharë më nënë, teksa iu kishte përgjigjur fishkëllimave të një pjese të masës.

Eksod masiv në Ukrainë, gra dhe fëmijë nisen në këmbë drejt kufirit për t’…

Një studente kosovare zbulon një metodë të re për të humbur peshë
“Nëse kaloni në rrafshe tjera, njëherë kam qenë në Stadium këtu në Prishtinë, iu kam çu të fala shumëve, qashtu ju koftë tanve”, tha të premten në Parlament Haradinaj.

Avdyli tha se Haradinaj ka formuar grupe për dialog që s’kanë pasur legjitimitet politik dhe tash s’mund të kërkojë përgjejgësi politike për ata që kanë legjitimitet dhe vota të qytetarëve.

“ Ai e ka dorëzuar dialogun te kryetari i Prishtinës dhe Fatmir Limaj”, kishte thënë Avdyli.

Share Now