Haradinaj në Drenas nderon heronjtë: Sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë

- in Lajme

Kandidati për president nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj, në vizitën e tij në Drenas, ka nderuar edhe heronjtë e kombit tonë.

“Nderim për heronjtë Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina dhe Bedri Shala në Drenas”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ai është shprehur se sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë dhe udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e tij./KosovaPress