Haradinaj-Kurtit: Nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora

- in Lajme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë një fjalimi në Chicago tha se “fitoren ia kanë dhënë rinia, gratë dhe disapora”.

Haradinaj ka thënë se nuk ka tallje më të madhe sesa të bësh një deklaratë të tillë.

Ai thotë se rinia ka mbetur në gjendje të pashpresë, pa punë e pa të hyra e arsim cilësor, pozita gruar e përfshirja e saj në jetën publike, Haradinaj thotë se është gati e papërfillshme, e dhuna ndaj grave në përmasa shqetësuese.

Ndërsa, sa i përket diasporës, Haradinaj thotë se atyre u janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar në Kosovë.

Postimi i plotë:

MASHTRIMI S’KALON
Nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre.
Të rinisë e cila kurrë nuk ka qenë në gjendje më të pashpresë. Të rinisë e cila në përmasa të frikshme po e braktisë vendin. Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta.
Nuk ka fyerje më të madhe se sa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Ku dhuna ndaj grave, edhe si rezultat i një depresioni kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri, po merr përmasa shqetësuese.

Të diasporës që i janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar, për të kontribuar e për tu bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre.
Dhe do të ndryshojë kjo gjendje. Rinia, gratë e mërgata, nuk do të jenë kategori të nëpërkëmbura, por do t’i rikthejmë në vendin që ju takon.

/Demokracia