Ramush Haradinaj thotë se skandali i Martin Berishajt, tregon se Vetëvendosje ka favorizuar kompanitë e energjisë të lidhura me Stanishiqin dhe Rankoviqin.
“Sot kur flasim për një emër Martin Berishaj, nuk po flasim vec për atë emër por e kemi hallin te forca politike q ëudhëheq Kosovën, e cila ka qenë kundër investimeve në energji tash e 20 vjet. VV e ka pasë të qartë prej filleve të veta se është kundër investimeve në energji. Këta, VV, ishin kundër edhe gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë, i investumë prej pareve të presidentit të Amerikës. I vetmi udhëheqës shtetëror në kontinentin tonë, që ka refuzu gazin amerikan. Të gjitha këto fakte që i ceka shpejt pa iu marrë tepër kohë, tregojnë se VV ka qenë konsistente në një politikë që është kundër investimeve, kundër energjisë amerikane, kundër investimeve në burime. Pyetja shtrohet: kah i kanë marrë këta njerëz informatat apo këshillat? Kush ka ndiku në trunin e këtyne njerëzve? Që janë shumë të menqëm, nga i ka ardhë ndikimi? Përgjigjen e kemi marrë tani, në transkasionet e një mendimtari të Vetëvendosjes, që ka ndikim në vendimet e këtyre. Me siguri nuk është i vetmi dhe nuk e ka bërë vetëm për vete transaksionin”, ka thënë Haradinaj.
“Bëhet fjalë për një mendësi e cila në vazhdimësi e ka paralajmëru Kosovën se njerëz të Kosovës pushtetarë të Kosovës mbrojnë interesa të të tjerëva. Po del pra që VV mbron interesa të kompanisë të njerëzve të Stanishiqit dhe Rankoviqit. Ata që në VV duan ta thonë të kundërtën, është mirë me dalë me iu tregu njerëzve”, tha ai.
Javë më parë televizoni sloven Planet TV raportoi për një skandal financiarë në këtë shtet, ku i përfshirë ishte edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.