Haradinaj i shpallë “luftë” kundërshtarëve politik: Jemi dyfishuar, të gatshëm për sondazhe

- in Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se partia e tij ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.

Ai u tregua mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga qytetarët, anëtarët e simpatizantët e AAK-së.

“Organizimet e brendshme, mobilizimi në diasporë, qeverisja me duar të pastra e Aleancës në 5 komuna të rëndësishme të vendit si dhe kursi ynë politik në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, tashmë po i japin rezultatet e veta.” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tutje citoi se kjo rritje, kundërshtarëve politikë nuk po u pëlqen, prandaj paralajmëron luftën e rradhës me sondazhe.

“Kjo rritje eksponenciale e Aleancës duket që nuk po u pëlqen kundërshtarëve politikë, prandaj veç po paralajmërohet lufta e radhës me sondazhe”.

Kreu i AAK-së në fund citoi se: “Aleanca do të vazhdojë me konsistencë dhe e palëkundur në kursin e vet politik dhe asnjëherë nuk do të bëjë kalkulime për kurrfarë interesash të ngushta e afatshkurtëra. Aleati i vetëm i yni do të jeni ju, qytetarët e Kosovës, dhe prandaj për asnjë çmim nuk do t’i bëjmë lak kësaj rruge”

/GazetaSinjali/